Sfida “20 milion fidane” arrinë përmasa gjigande

 Sfida “20 milion fidane” arrinë përmasa gjigande

Sfidat janë një fenomen mjaft i njohur në botën e Youtube. #TeamTrees është një prej tyre, e cila erdhi si rezultat i ndryshimeve drastike dhe vetëdijes për ruatje të ambientit. Rol të madh këtë herë kishin edhe ngjarjet e fundit që filluan gjatë muajve të nxehtë të verës, ku xhunglat e Amazonës filluan të digjen në shkallë marramendëse, e të cilat ende po vazhojnë. Fenomeni i djegies së pyjeve ka kapluar edhe Kaliforninë, ku mijëra qytetarë janw detyruar të e evakuohen.

James “Jimmy” Donaldson ose ndryshe i njohur si MrBeast, pas çdo arritjeje të madhe në karrierën e tij si person me ndikim në platformën youtube, pranon sfida nga më të ndryshmet nga ndjekësit e tij. Me rastin e arritjes së 20 milion ndjekësve, atë e sfiduan që të mbjellë 20 milion fidane. Edhe pse kjo sfidë tejet amzicione, MrBeast e pranoi dhe filloi punën me shumë seriozitet duke ftuar edhe të famshëm të tjerë që t’i bashkohen këtij aksioni për të shpëtuar planetin.

I pari që i’u përgjigj pozitivisht këtij bashkëpunimi ishte Mark Rober, një tjetër youtuber, me profesion inxhinier i ciili e shfrytëon këtë platformë për projekte e eksperimente shkencore. Së bashku lidhën marrëveshje me njërën nga organizatat më të mëdha globale për mbjelljen e drunjëve Arbor Day Foundation, e cila u zotua se për cdo dollar amerikan të dhuruar do të mbjellë nga një fidan.

Deri më tani janë bashkuar rreth 600 persona me ndikim në youtube të cilët po ndihmojnë në arritjen e kushtit për të grumbulluar mjetet e nevojshme financiare. Përveq donacioneve vetanake, ata po bëjnë thirrje edhe tek ndjekësit e tyre që të paktën të dhurojnë nga 1 dollar secili.  Pas jehonës së madhe që ka marrë kjo sfidë online, ftesës për mbështetje i’u është përgjigjur edhe Elon Musk duke thyer rekord me 1 Milion dollar të dhuruara. 

Krahas Z. Musk, donatorë të tjerë të shquar përfshijnë Drejtorin e Twitter Jack Dorsey, i cili mbështeti kampanjën me  150,000 dollar dhe DJ Norvegjez Alan Walker i cili dha 100,001 dollarë.

Deri më tani janë mbledhur mbi 14 milion dollarë, ndërsa sfida vazhdon deri me 1 janar 2020. Na mbetet të presim nëse kjo fushatë e gjelbërt do ta arrij targetin e planifikuar. Shpresojmë të jemi dëshmitarë të njëres prej kauzave më të mëdha individuale që janë bërë ndonjëherë për të luftuar ndryshimet klimatike. 

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *