SHBA investon $55.5 miliard në energji të ripërtërishme gjatë 2019-tës

 SHBA investon $55.5 miliard në energji të ripërtërishme gjatë 2019-tës

Photo Credits: Needpix

Bloomberg raporton se përkundër qëndrimeve negative të Presidentit Trump ndaj ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtërishme, investimet në këtë industri gjatë vitit 2019 kanë shënuar rekorde. Kryesisht investimet e reja në energji të renovueshme janë realizuar për prodhimin e energjisë me anë të erës dhe paneleve solare. Në total janë shpenzuar 55.5 miliard dollar në këtë sektor gjatë vitit që shkoj, duke përfshirë një rritje të investimeve prej 28%.

Sipas po të njejtit burim informimi vetëm Kina ka investuar më shumë në këtë sektor sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje as në Europë nuk janë shënuar investime të tilla kapitale brenda një viti. Të rikujtojmë se Europianët muaj më parë kanë nënshkruar Marrëveshjen e Gjelbërt, e cila parasheh që deri në vitin 2050 të arrihet targeti zero-net i emetimit të gazrave në atmosferë. Politika të ngjashme janë duke u zhvilluar kudo në botë të cilat mendohet të jenë mjete relevante për luftimin e ngrohjes globale.

Për më tepër, globalisht paratë e investuara në industrinë e energjisë së ripërtërishme gjatë 2019 në total janë 282.2 miliard dollar, vetëm 1% më shumë në krahasim me vitin 2018. Kina mbanë primatin botëror në investime në këtë sektor, ndonëse ato kanë shënuar rënie prej 8% apo në vlerë prej 83.4 miliard dollar. Rënie është shënuar gjithashtu edhe në Europë prej 7% apo 54.3 miliard dollar. Mirëpo në këtë rast duhet marrë parasysh faktin që Europa në kontinuitet ka investuar në këtë aspekt. Quditërisht edhe në Brazil janë bërë investime të larta në sektorin e energjisë së ripërtërishme prej 6.5 miliard dollar përkundër skepticizmit të Presidentit Jair Bolsonaro ndaj ngrohjes globale.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *