Shënohen temperature rekorde në Antarktik

 Shënohen temperature rekorde në Antarktik

Photo Credits: Johan Ordóñez

Për herë të parë që nga koha kur ka filluar matja dhe regjistrimi i temperaturës, në Antarktik janë shënuar ngritje rekorde të temperaturës që tejkalojnë 20 gradë Celsius. Shkencëtarët këtij fenomeni po i referohen si anomali, raporton the Guardian.

Shkencëtarët Brazilian këto matje i kanë realizuar në Ishullin Seymour me 9 Shkurt 2020. Këto rezultate njëherit krijuan panikë botërisht sa i përket jostabilitetit klimatik. Në janar të vitit 1982 janë regjistruar temperatura të larta në këtë ishull që arrinin deri në 19.8 gradë Celsius. Mirëpo matjet e fundit janë alarmuese pasiqë tejkalojnë këtë shifër.

“Jemi dëshmitarë të trendit të ngrohjes në disa lokacione të ndryshme të cilat jemi duke i monitoruar, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë” thotë Carlos Schaefer, hulumtues në Terrantar, projekt i mbështetur nga qeveria Braziliane që monitoron impaktin e ndryshimeve klimatike në 23 lokacione të ndryshme të Antarktikut.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *