“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, rishfaqet sot në Teatrin Kombëtar

 “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, rishfaqet sot në Teatrin Kombëtar

Sot, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 20:00 do të ipet repriza e shfaqjes “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” nga Veton Surroi, me regji të Andras Urban.

Kjo shfaqje bën fjalë për një drejtues të partisë komuniste dhe një prima-donë të teatrit të cilët janë kapur në një marrëdhënie dashurie që i mbijeton shumë sfidave. Një perspektivë historike e Kosovës jepet përmes përfaqësimit të familjes së informatorëve që brez pas brezi i shërbejnë çdo regjimi – mbretërisë serbe, fashiste, italiane, naziste, komunisteve serbë, komunistëve shqiptarë të Kosovës e deri më sot.

“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” sjellë së bashku tragjiken dhe komiken në një tregim që përpiqet të kuptojë djallëzinë njerëzore si dhe dashurinë e pakushtëzuar të shpjeguar nga Marie Gjoni. Përdorimi i djallëzisë njerëzore që shpjegohet gjithnjë me arsyetimin “për qëllime madhore” me fokus te gjykimi në gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë në të cilën udhëheqësi i partisë komuniste është dëshmitar kryesor.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Adrian Morina, Armend Baloku, Edona Reshitaj, Shkelzen Veseli, Shpejtim Kastrati dhe Ylber Bardhi.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *