Shkencëtarët krijojnë veshkë artificiale

 Shkencëtarët krijojnë veshkë artificiale

Kujdesi ndaj veshkave është mëse i rëndësishëm. Këto organe luajnë rol vital në organizëm duke rregulluar dhe filtruar mineralet nga gjaku që njëherit mirëmbajnë balancing e lëngjeve në organizëm. Veshkat filtrojnë mbetjet e mineraleve dhe prodhojnë hormone e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Për më tepër, stabilizojnë shtypjen e gjakut dhe eshtërat.

Me dështimin e tyre, nuk mund të filtrohen mbetjet e lëngjeve nga gjaku, dhe si rezultat mbetjet akumulohen në gjak që mund të shkaktojnë disbalanc kimik në trup, raporton “Healthy Food House”. Në këtë rast, transplanti është i vetmi opsion nëse veshkat dështojnë.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i personave që janë në pritje për transplant të veshkave tejkalon shifrën 100,000 mijë. Mesatarisht kohëzgjatja e pritjes për transplant është 3 deri në 5 vite. Përderisa janë në pritje për të ju nënshtruar operacionit, pacientët i nënshtrohen dializës. Personat në dializë mund të jetojnë nga 5 deri në 10 vite.

Si rezultat, shkencëtarët janë duke punuar intenzivisht për të zgjidhur këtë problem. Ëilliam Fissel nga Universiteti Vanderbilt dhe Shuvo Roy nga Universiteti i Kalifornisë kanë krijuar një veshkë artificiale që përmbanë dy komponente: sistemin e filtrimit të gjakut që quhet hemofilter dhe bioreaktorin që përmbanë qeliza njerëzore të veshkave.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *