Shqipëri: Protestë kundër degradimit të natyrës

 Shqipëri: Protestë kundër degradimit të natyrës

Ditë më parë banorët e fshatit Zall Gjocaj të Matit sërish kanë ngre zërin e tyre duke protestuar kundër ndërtimit të HEC-it, me arsyetimin se do të përsojnë keq nëse ky projekt realizohet. Banorët janë të bindur që ndërtimi i HEC-it do t’i lejë ata pa ujë, rrjedhimisht nuk do të kenë resurse për ujitjen e të mbjellurave të tyre me anë të së cilave sigurojnë jetesën.

Photo Author: Unknown

Banorët tashmë kanë vendosur tenda në hyrje të kamionit dhe qëndrojnë aty të palëkundur në formë proteste edhe gjatë natës, ku njëherit po shënohen temperatura të ulëta.

Parku rajonal i Zall Gjoçaj që nga viti i kaluar është bërë pjesë e parkut Kombëtar të Lurës. Ky park është i njohur për nga numri i shumtë i përrenjëve malor, siç janë: Seta, Uraka, Malla e Lurës. Gjithashtu është i dendur me bimë të ndryshme halore si pisha e bardhë dhe pisha e zezë, mirëpo pemët e tjera që mbushin këtë hapësirë janë dhe; ahu, rrobulli, arneni etj.

Photo Author: Unknown

Një aspekt tjetër natyror që e karakterizon Parkun Kombëtar janë 12 liqenet që njëherit njihen si Liqenet e Lurës. Liqenet janë të populluara po ashtu me bimë të tjera që kryesisht qëndrojnë mbi sipërfaqe të ujit.

Kjo zonë është e pasur me kafshë grabitqare duke përfshirë këtu ariun, rrëqebullin, kaprollin, gjelin e egër, një mori speciesh të shpezëve, zvarranikë etj.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *