Si po inkurajohen njerëzit për t’a recikluar plastikën?

 Si po inkurajohen njerëzit për t’a recikluar plastikën?

Paketimi i produkteve është një nga gjërat kyqe për të mbajtur një produkt të freskët, pa të cilin shumica e tyre do të skadonin apo dëmtoheshin para se të arrijnë në dyqan. Megjithatë, paketimi i produkteve në të njëjtën kohë përbën një nga ndotësit kryesorë të planetit, duke përfunduar në mbeturina menjëherë pas përdorimit.

Pasojat e mëdha të këtyre veprimeve kanë nxitur zhvillimin e modelit qarkor ekonomik. Ideja prapa këtij modeli ka të bëjë me mbledhjen e materialeve plastike apo paketimeve të produkteve pas përdorimit dhe procesimin e tyre në mënyrë që ato të përdoren ose reciklohen prap. Kjo ndikon në eliminimin e mbeturinave dhe zvogëlon ndotjen që paketimi i produkteve shkakton në mjedis.

Mbi bazën e kësaj, Henkel – një kompani gjermane e produkteve kimike dhe konsumit, po bashkëpunon me ndërmarrjen shoqërore “Banka e Plastikës”. Kjo e fundit është një ndërmarrje shoqërore që ka për qëllim luftimin e varfërisë dhe reduktimin e mbeturinave në oqean, duke qenë një qendër e dedikuar për mbledhjen e plastikës. Mënyra e funksionimit të kësaj ndërmarrje është shumë e veqantë, ku vendasit mund të shkëmbejnë mbeturinat nga plastika me para, mallra apo shërbime! Ky projekt përfshin vendet me mungesë të administrimit të mbeturinave si Haiti, Filipinet dhe Indonezia, ndërsa që nga viti 2017 kur filloi ky bashkëpunim për herë të parë, në Egjipt u krijuan rreth 400 pika grumbulluese të “Bankës së Plastikës”. Kështu, produktet e kompanisë Henkel paketohen tashmë me plastikë të recikluar dhe njerëzit që jetojnë në këto vende po inkurajohen mos t’a hudhin plastikën në mbeturina por t’a reciklojnë duke e dërguar në këto pika grumbulluese dhe duke marrë para apo ushqim në shkëmbim.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *