Si rrezikohen kafshët nga plastika?

 Si rrezikohen kafshët nga plastika?

Pollution Ecology Eco Wildlife Plastic Goose

Ekspertët mendojnë se deri në vitin 2050, sasia e plastikës në oqean do të jetë më e madhe se numri i peshqve. Të gjitha kafshët, pavarësisht nëse jetojnë në tokë ose në det, mund të rrezikohen nga plastika. Në vitin 2014, 15 deri 51 trilion grimca mikroplastike ishin lundruese në oqeanet e botës, me peshë 93,000 deri 236,000 ton.

Zogjtë, peshqit dhe butakët mund të marrin plastikën si ushqim, sidomos kur ajo të jetë e ekspozuar në copa më të vogla. Është vlerësuar se një në tre breshka deti dhe rreth 90% e zogjve të viseve bregdetare e kanë ngrënë atë! Plastika përmban kimikate toksike, të cilat mund të rrisin mundësinë e sëmundjes dhe të ndikojnë në riprodhim. Pas ngënies së mikroplastikës kafshët detare mund të vuajnë për muaj ose edhe vite përpara se të vdesin.

Kafshët nuk mund të tretin plastikën dhe kështu stomaku i tyre mund të mbushet duke mos pasur më vend për ushqim të vërtetë. Pikërisht kjo shkakton çdo vit vdekjen e 100,000 kafshëve në det!

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *