Si ta shfrytëzojmë kohën e tepër në karantinë duke gatuar ushqime të shijshme

Recete nga Genta Sylejmani
Sallata e karrotës
Përbërësit:
2 karrota
2 thelpinjë hudhër
180 gr ajkë (schmand)
2 filxhana jogurt
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Karrota grihen në rende dhe më pastaj fërgohen për pak minuta në vaj ulliri. Kurse thelpinjët e hudhrës i imtësojmë dhe i vendosim në një enë të thellë ku e shtojmë ajkën dhe jogurtin. Krejt në fund i shtojmë karrotat dhe që të gjithë përbërësit i përziejmë mirë e mirë dhe i lejmë të ftohen për 30 minuta në frigorifer.

Përgatitja e Sallatës
Marrim 1 karrotë, 300 gr lakër, 1 rrepë të kuqe dhe i grijmë në rende. Pastaj shtojmë uthullë, kripë vaji i ulliri.
Përgatitja e Petave
400 mil ujë i vakët, shtohet në një enë me 800 gr miell, 1 lugë kripë dhe 1 lugë gjellë vaj ulliri. Brumi ngjeshet mirë e mirë dhe më pastaj ndahet në kuleq. Më pastaj kuleqët hapen dhe piqen.
Kurse sa i përket recetës për përgatitjen e falafel dhe humusit ju lutem klikoni në këtë vegëz.