Si të kursejmë ujë?

 Si të kursejmë ujë?

Meqë rezervat e ujit në Kosovë janë të pakta e veçanërisht gjatë viteve kur nuk ka mjaftueshëm të reshurat atmosferike, atëhere paraqitet problem i madh nacional. Me një fenomen të tillë është ballafaquar në të kaluarën po ashtu, qyteti i Kejp Toun në Afrikë të Jugut dhe si rezultat janë marrë masa urgjente për përmirësimin e gjendjes.


Si pasojë zyrtarët e qytetit kanë inkurajuar banorët vendas që të kursejnë ujë duke garuar mes vete. Kjo është bërë në atë formë ku qytetarët kanë shkëmbyer ide të shumta se sit ë kursehet ujë duke i plasuar ato në rrjetet sociale. Të dhënat mbi konsumin e ujit janë mbledhur në çdo shtëpi dhe pronarët të cilët kanë arritu që të kursejnë ujë më shumë se 10% janë falenderuar publikisht. Emrat e tyre janë plasuar online si shenjë respekti. Gjithashtu, të dhëna në kohë reale mbi nivelin e ujit në diga janë raportuar në kontinuitet.


Janë vënë tarifa të larta në faturat e ujit dhe shpenzuesit e mëdhenjë janë monitoruar vazhdimisht, raporton “World Economic Forum”. Për më tepër, një sistem i ri është instaluar që ndihmon në zvogëlimin e konsumimit të ujit. Si rezultat diga e ujit në qytet janë mbushur dhe kriza është evituar. Një shembull i tillë për kursimin e ujit është me rëndësi të ndiqet edhe në Prishtinë pasiqë pasojat afatgjate mund të jenë të shkatërruese.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *