Skifteri kthetrazi: Kosova vend i pasur me specie të ndryshme

 Skifteri kthetrazi: Kosova vend i pasur me specie të ndryshme

Photo Credits: Arian Mavriqi

Falco Tinnunculus apo në shqip e përkthyer si Skifteri Kthetrazi është një specie grabitqare që njihet ndryshe edhe si Sokoli Europian. Është një specie mjaft e përhapur andaj edhe gjithndet në disa kontinente, si Europë, Azi dhe Afrikë dhe me raste specifike jeton po ashtu në Amerikën Veriore.

Madhësia trupore e tyre mesatarisht është 32-39 cm kurse me hapjen e krahëve gjatësia rritet nga 65-82 cm. Femrat e kësaj specie janë dukshëm më të mëdha se meshkujt dhe peshojnë rreth 184g. Ngjashëm sikurse llojet e tjera të fajkonjëve, ky skifter ka krahë dhe bisht të gjatë.

Pendëlat e trupit i ka kryesisht ngjyrë kafe të qelët dhe pika të zeza.  Ushqehet me specie zogjësh me masa trupore më të vogla, me bretkoca, peshk, zvarranikë etj. Së fundi kjo specie e bukur është fotografuar në Kamenicë nga fotografi i mirënjohur Kosovar, Arian Mavriqi i cili është anëtarë i organizatës “Wildlife Albanian Photographers”. Kjo organizatë shquhet për fotografi unike që kapin momente të bukura të botës shtazore kudo në trojet shqiptare.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *