Smogu toksik mbi qytetin e Delhit arrinë vlera rekorde

 Smogu toksik mbi qytetin e Delhit arrinë vlera rekorde

Ndotja në Indi ka arritur nivelet më të larta gjatë këtyre ditëve, duke qenë 400 herë mbi nivelin e shëndetshëm. Kjo i’a ka vështirësuar qytetarëve edhe kryerjen e aktivitetet më të thjeshta ditore, si ecja apo vrapimi. Të gjitha fluturimet e drejtuara për në New Delhi kanë ateruar në aeroporte tjera të afërta, për shkak të dukshmërisë së zvogëluar.

Duke u cilësuar si dhomë gazi, kryeqyteti i Indisë tashmë një javë është i mbuluar nga smogu ngjyrë kafe i cili ende nuk ka treguar asnjë shenjë të zhvendosjes. Shkollat do të jenë të mbyllura deri të martën, punimet në ndërtimtari janë urdhëruar të ndalojnë dhe qeveria ka organizuar shpërndarjen e 5 milion maskave. Nga e hëna qyteti do të fillojë një provë të një skeme në të cilën makinat me targa të caktuara do të mund të qarkullojnë në ditë të caktuara të javës.

Madje, reagime ka pasur edhe nga të famshëm si Priyanka Chopra e cila po qëndron në Delhi për një xhirim. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram është parë me maskë duke u shprehur e tmerruar se si njerëzit mund të jetojnë në kushte të tilla.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, 14 nga 15 qytetet më të ndotura në botë janë në Indi. Implikimet shëndetësore afatgjata të të jetuarit në këtë ajër përfshihen në një studim të drejtuar nga Instituti i Politikave të Energjisë në Universitetin e Chicagos. Ky studim zbuloi se jetëgjatësia e njerëzve që jetojnë në shtetet indiane të Bihar, Chandigarh, Delhi , Haryana, Punjab, Uttar Pradesh dhe Bengalin Perëndimor është zvogëluar deri në shtatë vjet për shkak të ndotjes.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *