Sot/Çka me pa në Prishtinë?

 Sot/Çka me pa në Prishtinë?

Kino Armata, këtë të premte do të fillojë shfaqja e filmave nga seria BERGMAN 101 të autorit legjendar suedez Ingmar Bergman. Kjo po bëhet për ta shënuar njëqindvjetorin e lindjes së tij me shfaqjen e tetë filmave të tij, në tetë ditët e ardhshme. Sot, kjo ngjarje do të fillojë me shfaqjen e filmit “Wild Strawberries” (1957), 90 min, i cili do të fillojë nga ora 19:00.  

Ndërsa në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 20:00 do të shfaqet repriza e shfaqjes “Sfinga e gjallë” nga Regjep Qosja, me regji te Blerta Nezirajt. Në shfaqje luajnë aktorët: Fatmir Spahiu, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati, Dukagjin Podrimaj

E shkruar në vitet e 70-ta, si një dramë e fuqishme që flet për gjakmarrjen e vëllavrasjet absurde të asaj kohe, “Sfinga e gjallë” e tanishme zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike ‘misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë. Kjo shfaqje u dedikohet këtyre të vrarëve dhe atij pak grushti njerëzish të guximshëm që akoma dhe sot, me dinjitet, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vrasjet politike të pasluftës.

Ndërsa, në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, në kuadër të organizimit Prite n’shesh do të ketë Acoustic Session nga Elit Hoti, duke filluar ng ora 20:00.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *