Sot/ Eventet kulturore në kryeqytet

 Sot/ Eventet kulturore në kryeqytet

Shfaqje teatrale, shfaqje dokumentarësh e koncerte do t’a karakterizojnë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Kino Armata me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet filmi dokumentar “Le Profit et Rien D’autre”/”Profit and Nothing But!” (2001) me regji të Raoul Peck.

Ky film dokumentar vë në kontrast iluminimin e dokumentuar të sistemit kapitalist me realitetin e hidhur në Haiti – “shtetin i cili nuk ekziston, ku diskutimi intelektual është shndërruar në luks” (të ardhurat bruto kombëtare të Haitit për tridhjetë vitet e ardhshme janë përafërsisht të barabarta me pasurinë (e tashme) të Bill Gates).

Raoul Peck (1953) është regjisor nga Haiti, i filmave dokumentar si dhe aktivist politik. Filmi i tij I Am Not Your Negro (2016), për jetën e James Baldwin dhe marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara, është nominuar për Oscar në janar 2017.

Po nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të rishfaqet “Bryma e Vdekjes”, një shfaqje nga Milazim Krasniqi me regji të Burbuqe Berishës.

Kjo shfaqje ngërthen në vete vuajtjet e popullit të Kosovës përgjatë luftës së fundit. Kampi i Bllacës është vendi që portretizohet si kamp përqendrimi, në pamje si një skenë teatri ku luhet një tragjedi. Sipas autorit të shfaqjes, një tragjedi jetësore, pra edhe ajo e kampit të Bllacës, mund të shndërrohet në vlerë afatgjatë kombëtare e morale, vetëm nëse rikuptimësohet dhe përjetësohet edhe në art.

Ndërsa nga ora 19:30, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet do të mbahet koncert nga grupi muzikor hungarez KEREKES. Ky koncert mbahet në kuadër të organizimit “Prite n’shesh”.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *