Stafi dhe studentët e një universiteti në Angli, në terapi nga ankthi për ndryshimin e klimës

 Stafi dhe studentët e një universiteti në Angli, në terapi nga ankthi për ndryshimin e klimës

Seancat eko-ankthi janë duke u zhvilluar në Universitetin Derby të Anglisë, për të trajtuar ndjenjat e zemërimit, fajit dhe pikëllimit.

Një studente e përfshirë në një nga punëtorit tha se ndryshimi i klimës e bën atë të ndjehet sikur ajo “nuk do të ketë një të ardhme”.

Dr. Jamie Bird, i cili shpreson të zgjerojë seancat, thotë që njerëzit po e vuajnë “pikëllimin e klimës” kur shohin se çfarë po humbet, raporton BBC.

Nicola Grigg, e cila gjithashtu merr pjesë në seanca, tha: “Kjo më bën të ndjehem e izoluar dhe e vetmuar. Më bën të ndihem fajtore sepse nuk ndjehem sikur kam fuqinë ta ndryshoj atë.”

Dr. Bird, nënkryetari i hulumtimit të shëndetit dhe kujdesit shoqëror në universitet, tha: “Gjithnjë e më shumë unë mendoj se ekziston kjo njohje që njerëzit po ndjehen jo vetëm në ankth, por edhe një ndjenjë humbjeje, ose mund të jetë një ndjenjë zemërimi ose faji ose turp.

“Pafuqia nënvizon shumë nga ato ndjenja sepse është diçka me të cilën kurrë më parë nuk është dashur të përballemi dhe nuk e dimë se si do të shuhet.”

Ai është duke përdorur artin për të ndihmuar stafin dhe studentët, të shprehin ndjenjat e tyre në mënyrë krijuese dhe joverbale.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *