Studentja krijon plastikë alternative nga mbetjet e peshkut

 Studentja krijon plastikë alternative nga mbetjet e peshkut

MarinaTex mund të zëvendësojë plastikën e përdorur në paketime të pallomave dhe pako sanduiçësh

Studentja Lucy Hughes u frymëzua nga forca e masës së peshqve. Produkti tashmë ka fituar çmimin ndërkombëtar James Dyson.

Ai biodegradohet në më pak se gjashtë javë dhe nuk e ndotë tokën.

23-vjeçarja ka krijuar një kompleks kompozitash për të cilin shpreson se një ditë do ta zëvendësojë plastikën një përdorimshe. Përbërësit kryesor të saj, janë nënproduktet e industrisë së peshkimit.

Lucy Hughes krijoi MarinaTex si projektin e saj për vitin e fundit në dizajnimin e produkteve në Universitetin e Sussex.

Është gjithashtu e ngrënshme dhe ajo thotë se ka për qëllim të jetë si një alternativë për plastikën që përdoret zakonisht në qese buke, pako sanduiçësh dhe paketime të pallomave.

Projekti i saj filloi si një hetim mbi mënyrat e zvogëlimit të mbeturinave të peshkut, rreth 50 milion ton prej të cilave prodhohen globalisht çdo vit, siç vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

“Unë isha duke u përpjekur të kuptoj se si mund ta përdorja atë rrjedhë të mbeturinave dhe t’ia shtoja vlerë këtyre mbeturinave,” tha Hughes për Reuters.

Bota prodhoi rreth 242 milion ton mbeturina plastike në vitin 2016, sipas Bankës Botërore. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 100 milion ton janë hedhur në oqeane deri më tani.

MarinaTex gjithashtu biodegradohet në katër deri në gjashtë javë në plehra shtëpiake dhe nuk ndot tokën.

Acidi Polikaktik Bioplastik Alternativ (PLA), gjithashtu rrjedh nga burimet e rinovueshme, duhet të kompostohet në mënyrë industriale.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *