Studimi/Energjia e rinovueshme, ngrohja globale ka rritur shpejtësinë e erës!

 Studimi/Energjia e rinovueshme, ngrohja globale ka rritur shpejtësinë e erës!

Një prej mënyrave alternative, të rinovueshme të energjisë elektrike është padyshim ajo e erës. Shtetet e ndryshme janë duke fokusuar investimet e tyre drejt rritjes së numrit të turbinave të erës në dete dhe oqeane, si pjesë e përmbushjes së qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030. Megjithëse për shumë vende, si pasojë e mungesës së erërave të forta që do t’i vinin në funksion këto turbina, nuk janë zhvilluar në këtë drejtim.

Por, sipas një studimi të fundit, ngrohja globale mes tjerash ka nxitur rritjen e shpejtësisë së erërave, duke mundësuar një ambient për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, siç është ajo e erës.  

Shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i strukturës së qarkullimit të oqeaneve në botë mund të ketë shkaktuar një rritje të shpejtë të shpejtësisë së erës gjatë 10 viteve të fundit. Ky studim ka përfshirë analizimin e të dhënave nga 9000 stacione ajrore ndërkombëtare që nga fundi i viteve 1970 dhe zbuloi se shpejtësia e erës ishte rritur papritur pas një ngadalësimi tre-dekadësh.

Sipas Dr Zhenzhong Zeng, profesor në Universitetin e Princeton dhe autor kryesor i raportit, përshpejtimi i papritur i erërave mund të ketë luajtur rol më të madh në përmirësimin e efikasitetit të fermave të erës në SHBA sesa vetë risitë teknologjike.

Gjithashtu, sipas gjetjeve të këtij hulumtimi, parashikohet se shpejtësia globale e erës do të vazhdojë të rritet edhe për 10 vitet e ardhshme, duke qenë një nxitje e madhe për rritjen e numrit të fermave të erës dhe rritjes së prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *