Studimi: Ndotja e ajrit shkakton kancerin në tru!

 Studimi: Ndotja e ajrit shkakton kancerin në tru!

Një hulumtim i ri, për herë të parë ka lidhur nano-grimcat e ajrit të ndotur me kancerin në tru!

Grimcat shumë të imëta (UFP) prodhohen nga djegia e karburantit, veçanërisht nga automjetet me naftë, ndërsa ekspozimi i lartë ndaj tyre rritë shanset e njerëzve për t’u diagnostifikuar me kancer vdekjeprurës. Hulumtime të deritashme kanë treguar se nano grimcat mund të futen në tru dhe se ato mund të përmbajnë kimikate kancerogjene.

Ndërsa ky hulumtim përfshin të dhëna konkrete dhe është i pari i këtij lloji, i realizuar në Kanada. Gjatë këtij procesi janë analizuar të dhënat mjekësore dhe ekspozimi ndaj ndotjes i 1.9 milion të rriturve kanadezë nga viti 1991 deri më 2016. Ky studim siguron fakte të qëndrueshme dhe shkencore, ku lidhja midis kancerit të trurit dhe nano-grimcave ka qenë mjaft konsistente. Ndër tjera, ky studim, i botuar në revistën Epidemiology, zbuloi se ekspozimi ndaj 10.000 nano-grimcave të ajrit të ndotur për centimetër kub rrit rrezikun e kancerit të trurit për më shumë se 10%.

Ajri toksik ka qenë i lidhur me efekte të tjera në tru, përfshirë ulje të madhe të inteligjencës dhe probleme të shëndetit mendor si në të rritur, ashtu edhe në fëmijë. Ndërsa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ndotja e ajrit po konsiderohet “urgjencë e shëndetit publik”. Sipas huumtuesve, në baza individuale është mirë të evitohet përdorimi i rrugëve me trafik gjatë ecjes, ndërsa në nivel institucional duhet të ndërmerren veprime të shpejta për të reduktuar ekspozimin e të gjithëve ndaj ndotjes vdekjeprurëse.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *