Supë me Thjerrëza

Receta: Genta Sylejmani
Përgatitja:
Fillimish copëzat e qepës dhe karrotës fërgohen për pak minuta, pastaj në tigan shtohen thelpinjët e hudhrës dhe pas 1minute shtohen copëzat e domates. Pasiqë perimet të fërgohen mirë, shtohen të gjitha melmesat. I përziejmë mirë e mirë dhe i vendosim në tenxheren e mbushur me ujë të vluar ku i shtojmë edhe thjerrëzat. I lejmë të vlojnë së bashku për 20 minuta, pastaj bluhen në blinder dhe sërish lihen të ziejnë për 10 minuta të tjera.
Përbërësit:
1 qepë
2 karrota
2 thelpinjë hudhër
1 domate
Vaj ulliri
1 gotë thjerrëza
2 litra ujë
Vaj ulliri
Kripë
Nga 1 lugë e vogël prej të gjithë melmesave (Piper të zi, gara musala, qimnon, trumës, majdanoz i thatë, mint i thatë, turmerik)
½ e lugës së vogël piper i kuq i ëmbël