Të ndihmojmë Planetin duke fjetur në një çarçafë pambuku organik!

 Të ndihmojmë Planetin duke fjetur në një çarçafë pambuku organik!

Çifti bashkëshortor Scott dhe Missy Tannen themeluesit e start-up “Boll & Branch” pesë vite më parë, duke punuar rreth biznesit të tyre u njoftuan me realitetin e hidhur të industrive globale të pambukut. Ata njohën anën e errët të fermave të pambukut ku punëtorët dhe vendasit janë të ekspozuar ndaj kimikateve toksike dhe pesticideve. Kjo situatë i shqetësoj tej mase çiftin Tannens që njëherit i nxiti që të punojnë shumë për të zbuluar një material nga pambuku organik në Hyderabad të Indisë, të quajtur Chetna Organic. Tani kompania ka të punësuar banorët vendas të cilët janë të ngarkuar për të rritur pambukun pa pesticide dhe t’i aftësojnë gjeneratat e reja për punë në këtë industri. Rrjedhimisht në këtë formë u krijuar Boll & Branch.

Në vitet që pasuan, marka Boll&Branch është bërë e famshme si një prodhues i shtratit dhe mbulesave të qëndrueshme dhe ekologjike. Produktet e kësaj marke cilësohen si luksoze në treg, duke qenë të një cilësie të lartë, komforte dhe të buta.


Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *