Udhëtimet me aeroplan të dëmshme për ambientin

 Udhëtimet me aeroplan të dëmshme për ambientin

Photo Credits: flickr

Për t’a luftuar ngrohjen globale disa shtete të Europës janë duke investuar në linja hekurudhore me qëllim që të ju ofrojnë qytetarëve opsione të tjera udhëtimi. Shmangia e udhëtimit me aeroplan, ndonëse dukshëm më e shpejt, rezulton të jetë e dëmshme për ambientin meqë kerozina e djegur ndotë ambientin.

Nga burimet e informacionit të “World Economic Forum” në Austri është rivitalizuar një linjë e trenit që lidhë direkt Vienën me Brukselin, linjë kjo që ishte e mbyllur për 16 vite. Numri i pasagjerëve të cilët janë duke i shfrytëzuar trenat e gjumit është ngritur për 10% gjatë vitit të kaluar. Kurse Mbretëria e Bashkuar ka investuar 150 milion funta në trena të gjumit (ku udhëtarët mund të flejnë) që lidhin Londrën dhe Skotlandën.

Suedia planifikon t’i riaktivizojë disa rrugë hekurudhore ndërkombëtare përfshirë këtu një rrugë prej 1300 kilometrash e cila niset nga Malmo deri në Londër. Aktivistët e mbrojtjes së ambientit janë duke i inkurajuar qytetarët që të shfrytëzojnë udhëtimet me tren karshi asaj ajrore. Madje në Suedi është shpikur një fjalë e re ofenduese për ata që udhëtojnë me aeroplan, me qëllim për t’i turpëruar.  

Në vitin 2018, 1/5 e Suedezëve në vend të aeroplanit kanë udhëtuar me tren përderisa në gjermani një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve janë aktivisht duke i shfrytëzuar po ashtu trenat. Gjithashtu, Gjermania është duke ndërmarrë politika që ulin kostot e udhëtimeve të gjata për 10%.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *