Video/Ktheni mbetjet e ushqimit në gaz për gatim

 Video/Ktheni mbetjet e ushqimit në gaz për gatim

Photo credits: Homebiogas

Në vazhdën e ndryshimit të klimës, shumë prej nesh po përpiqen të jetojnë jetë më të qëndrueshme dhe me zero mbeturina.

Ju prezantojmë me pajisjen HomeBiogas, që mund t’iu ndihmojë të zvogëloni emetimet e karbonit dhe mbeturinat tuaja të ushqimit në të njëjtën kohë. Bio-tretësi është një pajisje praktike që shndërron mbeturinat ushqimore në biogaz që mund të përdoret për gatim ose si një pleh i lëngshëm për tokën punuese.

Kjo paisje është 30% më e efektshme në prodhimin e gazit sesa parardhësit e saj dhe është ridizajnuar për t’u montuar shumë më lehtë. Përbëhet vetëm nga katër pjesë: hyrja, dalja, tretësi dhe çanta e gazit. Kjo i’u mundëson përdoruesve të instalojnë pajisjen në shtëpi përafërsisht për dy orë.

Sistemi HomeBiogas është ideal për njerëzit që janë në kërkim të një mënyre jetese me zero mbeturina. Për më tepër, pajisja është shpërndarë nga organizata ambientaliste në vende të ndryshme të botës për të përmirësuar cilësinë e jetës për familjet që mbështeten në qymyr dhe dru, të tilla si në Kamerun, Gana dhe Guatemalë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *