Vietnam: Inicohet ligji për ndalimin e konsumit dhe tregtisë me kafshë të egra

 Vietnam: Inicohet ligji për ndalimin e konsumit dhe tregtisë me kafshë të egra

Photo Credits: Vietnam Insider

The Guardian raporton se Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc ka kërkuar nga Ministri i Agrikulturës të draftojë një ligj që ndalon tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra si pasojë e frikës për përhapjen e sëmundjeve.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë mirëpritur këtë vendim duke e cilësuar si fitore. Masat që priten të ndërmerren për fuqizimin e ligjit parashikojnë; kontrolla të rregullta në tregje, rritjen e gjobave për tregtarët online, dhe presion të shtuar tek fermerët të cilët janë të involvuar në tregtimin e kafshëve të egra.

Origjina e pandemisë së coronavirusit është identifikuar të jetë një treg në qytetin Ëuhan të Kinës, më përkatësisht treg ku shiteshin kafshët e egra për konsum ditor. Si masë preventive që diçka e tillë të mos ndodhë në të ardhmen disa javë pas shpërthimit të pandemisë, Kina ndalojë me ligj këtë aktivitet tregtar. Menjëherë pasë Kinës, është Vietnami shteti që po tenton implementojë ligjin kundër tregtisë me kafshë të egra.

Vlen të specifikohet se tregtia me kafshë të egra legale dhe jo-legale viteve të fundit ka lulëzuar në Vietnam, ku qarkullimi monetar ka arritur në 1 miliard. Janë mijëra tregje të kësaj natyre kudo në Vietnam. Një tjetër formë e abuzimit më kafshë është tregtia online, ku nuk mungon shitja e mishit të leopardëve, luanëve, lakuriqëve, majmunëve, etj.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *