Vlerat Unike të Shpellës së Gadimes

 Vlerat Unike të Shpellës së Gadimes

Një ndër atraksionet më të bukura në Kosovës konsiderohet të jetë Shpella e Gadimes në Lipjan.  Shpella është zbuluar krejt rastësisht nga Ahmet Asllani në vitin 1967 gjatë punimeve për renovimin e shtëpisë së tij. Qysh në kohë të Jugosllavisë veçoritë e saja natyrore janë vlerësuar nga pushteti prandaj edhe është marrë në mbrojtje të shtetit dhe për vizitorë është hapur në vitin 1976. Në shpellë janë kryer një mori studimesh dhe analizash nga gjeologë të famshëm të kohës. Një shpellë e përmasave të tilla në Europë është ajo e Postojna të Sllovenisë, pikërisht për këtë arsye Shpella e Gadimes duhet çmuar si pasuri natyrore unike e Kosovës.

Vlen të përmendet fakti, që shpella përbëhet nga stalaktite dhe stalaknite, struktura të varura nga tavani i shpellës në drejtim të podiumit dhe e kundërta. Këto kristale janë formuar nga kripa e kalciumit e depozituar nga pikat e ujit.  Është konstatuar që për tu rritur një stalaktit një centimetër lypse 30,000 vite, nga kjo e dhënë del se shpella është e vjetër disa qindar mijëra vite. Veçori tjetër e shpellës është liqeni brenda saj me një madhësi prej 15 deri në 25 metra. Në total është e gjatë 1500 metra por për vizitorë është e hapur vetëm 1300 metra.

Photo Credits: Qenan Maxhuni

Është e kobshme të shihen fotografi të kristaleve të thyera në shpellë, kryesisht dëmet e tilla janë bërë nga vizitorët e papërgjegjshëm. Se si janë adresuar dhe ndërshkuar këto çështje nuk ka informata të plasuara online, mirëpo është evidente që dëmet janë të pa riparueshme. Është mëkat që nuk ka vetëdije qytetare për ruajtjen e vlerave kombëtare siç janë pasuritë natyrore.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *