Vriten dy gjirafa të bardha, tejet të rralla kudo në botë

 Vriten dy gjirafa të bardha, tejet të rralla kudo në botë

Photo Credits: BBC

Gjuetarët ilegal të kafshëve të egra kanë vrarë gjirafën e bardhë dhe klyshin e saj në Kenia, raporton BBC. Gjirafat e bardha janë specie ekstremisht të rralla. Autoritetet e Kenias bëjnë të ditur se ekziston një tjetër gjirafë e bardhë e cila është nën mbrojtjen e shtetit, dhe mendohet të jetë e vetmja e tillë në botë.

Ngjyra e bardhë e gëzofit vjen si rezultat i leucizmit e cila bënë që qelizat e lëkurët të mos përmbajnë pigmente.  Kurse albinizmi manifestohet atëhere kur një organizëm i caktuar ka mungesë të plotë të melaninës, prandaj edhe lëkura apo gëzofi i specieve të ndryshme merr ngjyrë të bardhë.

Sidoqoftë, menaxheri i hapësirës konzervuese për kafshë të egra në Ishaqbini Hirola, Mohammed Ahmednoor për BBC-në tha se për herë të parë gjirafat e vrara janë vërejtur para tre muajsh. Ai shtoi se vrasja e tyre përshkruan momente dëshpërimi brenda komunitetit në Ijara të Kenias.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *