Video/WasteShark, mbledhësi i mençur i mbeturinave ujore

 Video/WasteShark, mbledhësi i mençur i mbeturinave ujore

I quajtur peshkaqeni i mbeturinave, WasteShark është një dron ujor i cili “ushqehet” me plastikë dhe mbeturina tjera, duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe  kimikatet e dëmshme që gjenden në ujë.

Sipas drejtuesve të kompanisë prodhuese Drone Solutions, ky dron mundëson pastrimin në mënyrë efektive të ujërave të ëmbla dhe të njelmëta nga mikroplastikat dhe vajrat apo kimikatet e rrezikshme.

Përgjatë 5km not që kjo paisje e mençur mund të bëjë, përballon deri në 60kg mbeturina për një herë. Nuk emeton karbon duke qenë se dirigjohet në distancë dhe nuk dëmton botën ujore bimore dhe shtazore. Më pas, të gjitha plastikat e mbledhura  reciklohen për t’u shndërruar në produkte të reja. 

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *