Xhinset ekologjike dhe të qëndrueshme

 Xhinset ekologjike dhe të qëndrueshme

.

Industria e tekstilit është një prej industrive që shkakton ndotjen më të madhe në atmosferë, sidomos nga procesi i prodhimit të pambukut dhe polisterit. Kështu, shumica e rrobave që veshim dhe atyre që blejmë kanë kaluar në procesin dhe shkaktuar dëmin e njëjtë.

Kjo industri po kërcënon çdo ditë e më shumë me trendin në rritje të modës së shpejtë dhe masive. Markat e modës së shpejtë nuk i dizajnojnë veshjet që të zgjasin, por që të duken bukur derisa shiten duke përfunduar në fushë apo deponi në një kohë rekord. Më shumë se 60 përqind e fibrave të rrobave janë tani sintetikë, që rrjedhin nga karburantet fosile dhe kur ato përfundojnë në fushë apo deponi, nuk kalben.

Kështu, duke parë këtë trend të zhvillimit të modës, ide kreative dhe inovative po shpërfaqen çdo ditë nga persona dhe kompani të ndryshme drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Një kompani e xhinseve ka lansuar rishtazi xhinse të prodhuara nga 98% pambuk organik. Prodhimi i këtyre xhineve bëhet vetëm në mënyrë të personalizuar, në bazë të kërkesave individuale, për të minimizuar mbetjet e mundshme. Përveq xhinseve ekologjike, veçori dalluese e kësaj kompanie është fabrika dhe procesi i prodhimit të tyre, ku uji i përdorur për prodhim reciklohet dhe vihet prap në përdorim.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *