5 shtigjet e hikingut në Kosovë që ja vlen të përjetohen gjatë sezonës së dimrit

 5 shtigjet e hikingut në Kosovë që ja vlen të përjetohen gjatë sezonës së dimrit

Photo Credits: Alpventurer

Granit Temaj themelues i alpventurer, kompani e cila organizon guida profesionale per ecje të gjata në natyrë kudo përgjatë vargmaleve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, së fundi për lexuesit e bllogut të tij ka prezentuar 5 fotografi mahnitëse të shkrepura në Kosovë gjatë stinës së dimrit.

Dhe meqë sezona e borës po afron, në vijim ju prezentojmë disa pamje të bukura të bjeshkëve në Kosovë ku bora ka shtuar madhështin e tyre. Graniti rekomandon që të mos shkëputeni nga aktivitetet e hikingut vetëm pse temperaturat janë të ulëta. Sipas tij e gjitha që ju nevojitet janë rroba dhe pajisje relevante për dimër. Kjo sezonë pasqyron një pamje të jashtëzakonshme ku shkëlqimi i borës mbi natyrën të relakson, dhe ku portretizohen pamje interesante të lumenjëve dhe ujëvarave të ngrira. Fluskat që burojnë nga thellësia e ujit në sipërfaqen e akullit krijojnë imazhe të mrekullueshme. Imazhet e tilla krijojnë kujtime që ju ngelen përherë në kujtesën tuaj.

Gjeravica

Photo Credits: Alpventurer

Zyrtarisht maja e Gjeravicës është maja më e lartë në Kosovo me lartësi mbidetare 2656 metra. Pas Jezercit 2694 metra, është maja e dytë në Alpet Shqipëtare për nga lartësia. Për ata që kanë pushtuar këtë pikë të Alpeve, pamjet nga lartë janë ektrem të bukura!

Shtupeq

Photo Credits: Alpventurer

Nëse dëshironi një vikend rekreative, vizitoni vendin më mirë në gjithë Kosovën, Grykën e Rugovës. Me lokacion shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Pejës. Rugova posedon shtigje përfekte për ecje të gjata, skijim dhe kamping. Përgjatë një eksperience të tillë në ndërkohë mund t’i shijoni pamjet e bukura të ujëvarave, liqejve, dhe tuneleve, elemente këto që karakterizojnë Rugovën. Nëse ngjiteni në majën e Shtupeqi para jush ju shfaqet një pamje mahnitëse e Rugovës.

Liqenat

Photo Credits: Alpventurer

Për të gjitha arsyet që duhet vizituar Liqenat kemi shkruar edhe në të kaluarën. Mirëpo tani Graniti rekomandon që medoemos të vizitohen këta dy liqejë të vegjël gjatë dimrit të cilët gjenden me lokacion në Rugovë, në kufi me Malin e Zi. Për më tepër, si një guidë profesionale që është, Graniti thotë se ngjitja për në Liqenat të kombinot me një piknik. Ky destinacion cilësohet si një ndër destinacionet më të famshme në Kosovë për “outdoor”.

Kobilica

Photo Credits: Alpventurer

Në vargmalet e thukëta të Sharrit shtrihet maja e Kobilicës. Karakteristikë e kësaj maje është se nga lartë mund të shihen dy qytete nga dy shtete të ndryshme; Tetovën dhe Prizrenin. Ngjitja për në Kobilicë vlerësohet si një ecje relativisht e vështirë pasiqë mali nëpër të cilin duhet përshkruar ka formë piramidale mirëpo ky tipar e bënë akoma më të bukur ecjen.

Piribreg

Photo Credits: Alpventurer

Për të gjithë entuziastit e aktiviteteve “outdoor” në Kosovë, ju rekomandohet që t’a vizitoni majën e Piribregu e cila gjindet me lokacion në vargmalet e Sharrit. Ka një lartësi mbidetare prej 2524 metra dhe është e përshtatshme për kamping, hiking, si dhe për skijim. Për tu ngjitur në këtë maje duhet të merrni rrugën nga rezorti i skijimit në Brezovicë.

Neve na mbetet ta falënderojmë Granitin për udhëzimet e duhura se si t’i kalojmë disa ditë pushimi në Kosovë përgjatë sezonës së dimrit. Kosova dita e ditës po shtohet në hartat e turistëve të huaj, si një destinacion që duhet vizituar patjetër. Me një sipërfaqe prej 45% të mbuluar me pyje, Kosova posedon kapital natyror që duhet ruajtur dhe shfrytëzuar menqur. Ka shumë çka ende për t’u zbuluar andaj t’a ruajmë dhe t’a çmojmë natyrën që e kemi.  

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *