Kualat viktimë e zjarreve të egra në Australi

 Kualat viktimë e zjarreve të egra në Australi

Qindra kuala mendohet se kanë ngordhur si rezultat i zjarreve të egra që kanë shpërthyer këtë javë në Port Macquarie të Austrialisë përgjatë bregdetit të pjesës veriore në Sidnej.

Fillimisht shpërthimet e zjarreve kanë kapluar hapësirat e Lake Innes Nature Reserve, një habitat kyç i kualave sipas Koala Hospital Part Macquarie. Nga raportimet e tyre thuhet se kjo sipërfaqe tokësore është pjesë tejet e populluar me Kuala pasi që ekziston potencial i lartë për shumim dhe ushqim të mirëfillta që këtyre specievej u përshtatet.

Nëse erërat vazhdojnë atëhere zjarret do të shpërndahen tutje dhe do të kenë potencia lkatastrofal për të shkatërruar diversitetin e popullatës së kualave, thuhet në një komunika të lëshuar nga spitali këtë të Hëne.

Fatkeqësisht spitali vlerëson se mbi 350 kuala tashmë kanë ngordhur dhe drejtori i spitalit Cheyne Flanagan e konsideron këtë ngjarje si tragjedi kombëtare.

Deri më tani raportohet nga NSWRFS se zjarret kanë djegur rreth 2550 hektartokë[1]. Në vitin 2009 Parlamenti Australian bënë të ditur se rreth 50 milion hektar çdo vit digjen nga zjarret e egra, e veçanërisht gjatë stinëve pranverë-verë.


[1]https://www.businessinsider.sg/koala-deaths-port-macquarie-wildfire-australia-nature-reserve-2019-10/

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *