Ndikimi i lodrave për fëmijë në ambient

 Ndikimi i lodrave për fëmijë në ambient

Duke qenë se shumica e lodrave për fëmijë janë të përbëra nga plastika, i bëjnë ato ndotës potencial të ambientit duke i kontribuuar sasisë së plastikës që përfundon në fushë apo oqean. Kjo pasiqë një pjesë e madhe e tyre nuk mund të reciklohen.

Në Britani të Madhe konsiderohet se industria e lodrave është masive, ku konsumatorët vetëm përgjatë vitit 2018 shpenzuan 370 milion paund në to.  Sipas një sondazhi të British Heart Foundation, një e katërta e prindërve pranojnë se i hedhin lodrat që janë në gjendje perfekte. Ky sondazh përfshiu më shumë se 2000 njerëz duke gjetur se fëmijët kanë mesatarisht katër lodra me të cilat nuk kanë luajtur kurrë. Një problem tjetër me lodrat plastike është shkalla në të cilën ato po konsumohen. Fëmijët marrin lodra plastike për ditëlindje, brenda kutisë me drithëra apo kutive të ushqimit në restorante. Këto mënyra shpesh tërheqin vëmendjen e një fëmije për një kohë të shkurtër dhe më pas hidhen. Ose, lodrat zakonisht përbëhen nga materiale të dobëta ku vetëm pas disa përdorimesh hidhen në plehra.

Kohët e fundit, LEGO, kompania e lodrave për fëmijë lansoi programi LEGO Replay, që përfshin reciklimin dhe dhurimin e tullave LEGO të përdorura. Tullat e dhuruara mblidhen, ekzaminohen dhe pastrohen nga kompania para se te ridestinohen në organizata të ndryshme jofitimprurëse. Sipas përfaqësusve të LEGO-s ky program u mundëson njerëzve të kontribuojnë në një iniciativë të qëndrueshme dhe me ndikim social, ndërsa për momentin përfshin vetëm SHBA-të.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *