Pejë/Vazhdon prerja e drunjëve në Parkun e Madh në Karagaq!

 Pejë/Vazhdon prerja e drunjëve në Parkun e Madh në Karagaq!

Bota çdo ditë e më shumë po ndërmerr veprime kundër ngrohjes globale, ruajtjen e botës së egër dhe veprime për të shpëtuar edhe ekzistencën e vetë njeriut në Tokë. Kjo ngrohje e rrezik që po na kanoset çdo ditë e më shumë është pikërisht si rezultat i veprimeve të faktorit njeri.

Ngrohja globale nuk është asgjë më shumë se sa ngrohja e temperaturave të Tokës që vie si rezultat i lirimit të gazrave të dioksidit të karbonit në atmosferë. Gazra këto të emetuara nga aktivitetet e përditshme të njeriut. Për këtë arsye, një përgjigjje për t’u vënë në luftë ndaj ndryshimeve klimatike janë pemët dhe rritja e gjelbërimit.

Ndërsa në një qytet të Kosovës, si pa të keq numër i madh i pemëve disa vjeçare janë duke u prerë në pjesët më të gjelbëruara të qytetit. Foto e shkrepur para dy ditëve nga një qytetar i Pejës tregon aksionin e punëtorëve të kontraktuar nga Komuna e Pejës duke prerë drunjë në Parkun në Karagaq para palestrës së sporteve. Vetëm vitin e kaluar janë prerë hiç më pak se 170 drunjë përreth parkut, të mbjellur para 50-70 viteve.

Është e çuditshme se si ky proces po kalon pa u vënë re nga shumica e qytetarëve të Pejës dhe nuk ka ndonjë reagim protestues në mbrojtje të pemëve dhe gjelbërimit, përveq një numri të vogël të aktivistëve dhe ambientalistëve të këtijj qyteti. Ajri nuk ka kufinj dhe e thithim të gjithë, pa dallim. Ndërsa edhe vetëdija qytetare duhet të ngritet në mbrojtje të ambientit dhe mirëqenies sonë në të njëjtën kohë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *