Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar nuk marrin masa për parandalimin e coronavirus

 Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar nuk marrin masa për parandalimin e coronavirus

Photo Credits: Business Insider

Ministri i Singaporit për Zhvillim Kombëtarë, Wong bëri të ditur për media se Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra nuk janë duke aplikuar masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, raporton Bloomberg. Për më tepër ai shtoi se nëse nuk ka vullnet për parandalimin e sëmundjes, numri i rasteve të të infektuarve në këto dy shtete do të rritet dukshëm në ditëve dhe javët që vijojnë.

Vlen të theksohet fakti se numri i të vdekurve nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është dyfishuar duke arritur në 21 këtë të shtune, përderisa numri i të infektuarvë është rritur për 43% apo 1140.

Kryeministri i MB, Boris Johnson është kritikuar nga publiku për mos ndjekjen e shembujve të shteteve tjera për mbylljen e shkollave dhe anulimin e tubimeve qytetare si masë preventive për parandalimin e sëmundjes. Si replikë, Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se qytetarët duhet të fokusohen në higjienë personale dhe vet-izolim, kjo vlen për ata persona që tregojnë simptoma të sëmundjes.

Kurse, në Zvicër shkollat janë pezulluar për një kohë dhe të gjitha mbledhitë me më shumë se 100 pjesëmarrës janë anuluar deri në mes të Prillit. Prioritet i Zvicrës mbetet rritja e numrit të personave që testohen për coronavirus dhe inkurajimi i qytetarëve që të mbrojnë veten, deklaroi Presidentja Federale e Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Të rikujtojmë se dje në një konferencë për media, këshilltari kryesor për shkencë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance deklaroi se qeveria dëshiron që 60% e popullatës të infektohet me coronavirus me qëllim që të krijohet “imunitet publik” ndaj sëmundjes si masë mbrojtëse ndaj virusit, raporton “the Independent”. Si formë preventive në rast se përshkallëzon kriza. Gjithashtu, gjatë një interviste për BBC Radio 4, Sir Vallance tha se coronavirus ka potencial të bëhet “virus vjetor” dhe strategji e qeverisë është që të limitohet impakti i saj dhe jo të zhduket plotësisht.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *